Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë mbuluar me ujë rrugët në hyrje dhe dalje të Tetovës. Probleme janë shkaktuar sidomos nëpër nënkalime, siç është ai që lidh qytetin e Tetovës me disa fshatra të Komunës së Zhelinës. Nga sasia e madhe e ujit është bllokuar edhe kanalizimi atmosferik me ç’rast probleme janë shkaktuar edhe në lagjen Dardania. Në këto nënkalime, por edhe nëpër rrugë tjera të qytetit është vështirësuar tej mase edhe kalimi i këmbësorëve dhe makinave. Prurjet e shiut kanë ndikuar që të rritet sasia e ujit në lumin Shkumbin, si dhe kanë shtuar frikën tek qytetarët për mundësinë e përmbytjeve në disa pika kritike të Tetovës. Shirat kanë shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut në disa pjesë të qytetit si tek Banjat e Tetovës, ku është aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës.