Një avion i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, “IL-18”, me 29 persona në bord, u rrëzua në Yakutia në Siberi.

“Pas aksidentit, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët eekuipazhit janë të gjallë. 16 persona u plagosën rëndë.

 
Ata janë evakuuar në spitalin aty pranë nga helikopterët e shpëtimit, shkruan deklarata e ministrisë”, kanë thënë nga ministria, raportojnë mediet vendase.

Aeroplani mbante 32 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur ai ra afër Tiksi-t në distriktin Bulun në lindjen e largët të Rusisë.

Aeroplani po kryente një fluturim të planifikuar nga Kranks-t kur ai ra poshtë 30 km në afërsi të Tiksti-t në orën 4.45 min.(19:45 GMT të së dielës).

Ndërkohë, Rusia dërgoi në vendngjarje tre helikopterë “Mi-8”, për t’i ardhur në ndihmë të menjëhershme personave në bord si dhe ekuipazhit. /albeu.com/