Selmani: VMRO-ja dhe LSDM në çështjen e zbutjes së kërkesave të shqiptarëve janë bashkë

Kryetari i SHGM-së Naser Selmani ka thënë se VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe pse duken se janë buzë përplasjes mes vete, megjithatë,m kur janë në pyetje shqiptarët ata ulen dhe bisedojnë me qëllim që të minimizojnë kërkesat e tyre.

Selmani ka thënë se LSDM është duke taktizuar në lidhje me formimin e Qeverisë së re dhe këtë e bën me qëllim uljen e kërkesave të shqiptarëve, ndërsa vlerëson se në këtë taktik ata kanë pasur edhe sukses deri tani.

“Shihni tani më nuk flitet që para formimit të Qeverisë me Ligj të rregullohet çështja e gjuhës shqipe, kryetari i Kuvendit tani thuhet se mundet më vonë të jetë shqiptarë. Në këtë lojë VMRO-ja dhe LSDM në çështjen e zbutjes së kërkesave të shqiptarëve janë bashkë. Neve mund të na duket se ato janë, buzë luftës por kur janë në pyetje çështjet shqiptare ato kanë një telefon të kuq dhe vazhdimisht komunikojnë dhe nuk e kanë problem që të koordinohen”, ka thënë Selmani në emisionin Arena në Tv Shenja.