Francois Fillon, kandidati për president në Francë është duke u përballur me një skandal të publikuar nga disa media, në lidhje me gruan e tij.
 

Gruaja e favoritit për ta marrë postin e presidentit në Francë, po akuzohet se ka fituar shuma të mëdha parash, për punën që ajo kurrë nuk e ka bërë, transmeton lajmi.net

Tejet i zemëruar me këto raporte u shfaq Fillon, i cili pretendon se këto po bëhen me qëllim që ta dëmtojnë para zgjedhjeve.

“Unë e shoh si një senzacion. Është e zakonshme që familjarët e politikanëve francez të kenë t’i punësuar familjarët. Por pretendimi se gruaja ime e lindur në Britani, paguhet për një punë të rreme, mund ta dëmtojë premtimin tim për një fushatë të ndershme dhe transparente”, u shpreh para gazetarëve kandidati për president i republikanëve.

Francois Fillon prin në sondazhet e para për zgjedhjet presidencale, por me një diferencë të vogël nga kandidatja Marine Le Pen. /Lajmi.net/