Sonte (05.12.2017) në ora 19:30 në Teatrin e Tetovës dhe të mërkurën (06.12.2017) në ora 19:30 në Qendrën për Kulturë – Gostivar do të jepet premiera e komedisë “VORBULLA” nën regji të Senad Abdulit. Autori i komedisë është Salajdin Salihu, ndërsa ndihmës regjie është Eli Ahmeti, njofton Fol.

Skenografinë e ka përgatitur Ridvan Aliti, muzika nga Laurije Ibrahimi, sound design Blerim Qamili, ndërsa kostumografia nga Sherife Abduli. Komedia ka për qëllim të demaskojë dhe kritikojë aktualitetin politik në Maqedoni, përmes satirës, ironisë dhe humorit në përgjithësi.

Në komedi luajnë aktorët: Senad Abduli, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Iljazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi. /Fol/