OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi se PSP-ja me procedurën kundër pronarit të TV Nova vërtetoi se është mjet që duhet t’i ndihmojë Zoran Zaevit në shkatërrrimin e shtetit, ngulfatjen e demokracisë në vend dhe lirisë së mediave.

Nevenka Stamenovska nga OBRM-PDUKM-ja në konferencën e sotme për shtyp tha se qëllimi i PSP-së, LSDM-së dhe Sorosit është që përmes arrestimit të pronarit të TV Nova, Sead Koçan, të frikësojnë mediat.

Sipas saj, LSDM-ja e cila i humbi zgjedhjet e fundit parlamentare, tenton ta rrotullojë vullnetin e qytetarëve dhe përmes platformave të shteteve të huaja dhe PSP-së të vijë në pushtet.