Turqia do të takohet me Kosovën nesër (e shtunë) në kuadër të kualifikimeve të botërorit Rusia 2018.

Megjithëse ende nuk kemi formacione zyrtare të të dyja skuadrave, një gjë të tillë e kanë bërë grupi i humorit ‘Stupcat’.

Në fakt, në një skeç të bërë me rastin e takimin me kombëtaren turke, shihet se si Vedat Bajrami dhe Afrim Krasniqi (Mësuesi) flasin rreth të ardhmes së përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ndryshe, humoristët janë përkrahës të flakët të përfaqësueses kosovare, ku po thuajse në çdo ndeshje janë të pranishëm në shkallët e stadiumeve.