Nëpërmjet një njoftimi të Regjistrit Qendror thuhet se është sulmuar sistemi dhe se nuk është rrezikuar gjendja dhe integriteti i të dhënave të regjistrit.

Pas sulmit, njoftojnë nga Regjistri Qendror, menjëherë është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për Krim Kompjuterik.

“Sulmi është kryer me keqpërdorim të sigurisë dhe tejkalim të pengesave nga ana e Shoqërisë për përpunimin e të dhënave ‘Infofogrup DOO Shkup’. Në këtë mënyrë ky person juridik pa autorizim ka siguruar të dhëna nga regjistrat që i udhëheq Regjistri Qendror’, thuhet në njoftimin e Regjistrit Qendror.

Në kumtesë potencohet se gjatë këtij sulmi aspak nuk janë rrezikuar gjendja dhe integriteti i të dhënave.

“Të gjitha sistemet dhe shërbimet e Regjistrit Qeendor funksionojnë dhe janë të qasshme për përdoruesit, ndërsa të dhënat në regjistra janë të mbrojtura”, njoftojnë nga Regjistri Qendror.

MPB më herë njoftoi se për këtë sulm, mbrëmë është arrestuar ish-deputeti Ljubomir Josifovski.