Kur privatizohet partia e ikën malli, mungojnë gjuhëtarët por edhe këshilltarët. E kur ndodhën kjo, bëhen gabime dhe të turpëron historia. Sipas Ligjit të përdorimit të gjuhëve në Republikën e Maqedonisë, Partitë politike gjatë procesit të rregjistrimit si subjekt juridik, duhet të plotësojnë kritere të caktuara. Me këtë Ligj, shqiptarët janë të privuar nga e drejta për të rregjistruar subjektet juridike në gjuhën amtare shqipe, që do të thotë se ajo duhet të bëhet vetëm në gjuhën maqedonase dhe në shkrimin qirilik. Portali FOL u interesua për saktësinë e emërtimit dhe përkthimit në shqip të emrave të partive politike në Maqedoni. Hulumtimi solli në një fakt shumë të rëndësishëm. Njëra ndër partitë më të vjetra shqiptare në Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare së shpejti do të duhet të ndryshojë emrin e saj, përshkak se ka bërë përkthim të gabuar. Rregjistrimi në gjuhën maqedonase – Демократска Партија на Албанците, nuk ka përkthim adekuat në gjuhën shqipe. Sipas parashtresës për rregjistrim, ajo do të duhej të quhej Partia Demokratike e Shqiptarëve, (“e Shqiptarëve”, ndërsa jo “Shqiptare”) Kjo nënkupton që përfaqësuesi juridik i PDSH-së, paska bërë gabim skandaloz gjatë pregaditjes së procedurave të rregjistrimit, duke mos arritur të përkthejë në mënyrë të drejtë emrin e partisë. Nga ana tjetër, të reformuarit e PDSH-së këtë gabim nuk e ka përsëritur. Përfaqësuesi juridik i Lëvizjes për reforma PDSH, ka konsultuar linguist, ose ka qenë profesionalisht në nivel të detyrës. Kjo do të thotë që emri origjinal i Partisë Demokratike Shqiptare në gjuhën maqedonase duhet të jetë: Албанска Демократска Партија. (“Албанска – Shqiptare dhe jo “на Албанците – e Shqiptarëve”

©fol.mk