Disa udhëheqës të nëndegëve të LR-PDSH-së në Kumanovë janë dorëhequr nga kjo parti për shkak të, siç thonë ”mosrespektimit të institucionit të shtabit të nëndegës, kuvendit të degës, vullnetit të shumicës së anëtarëve”.

Në lidhje me këto dorëheqje, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të LR-PDSH-së, Arben Taravari, për të ditur diçka më tepër për këto dorëheqje.