Politikologu Xhenis Sulimani ka ngritur në pah çështjen e anashkalimit të femrave në listat e kandidatëve për deputet edhe pse ka një rregull ku ato duhet përfaqësuar në mënyrë adekuate, transmeton TetovaSot.

“Mosparaqitja e kandidateve FEMRA ne krye te Listave per deputete, tregon se sa e ashper, sa qyqare eshte lufta mes “burrave” per te ardhur ne pozicione. Te mos ishte rregulli 30% e listave te jene femra, as te tretat ne lista nuk do te ishin.

Shoqeria eshte e shendoshe me femra te emancipuara. Ku eshte nisur kjo shoqeri?! Burrat para, grate ne shtepi se s’guxojne me ngre zerin para burrave!

Haki Stermilli tha: Dora që përkund djepin – rrotullon boshtin e fatit të njerëzisë!

Po cfare bene me keta burra qe nuk lexojne, e neper vende te ndryshme per budallalleqe kuvendojne!?”, shkroi Xhenis Sulimani në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/