CIVIL – Qendra për Liri përmes Fol, fton të gjithë përfaqësuesit e mediave, shoqërisë civile, qytetaret dhe qytetarët për shoqërim dhe diskutim mbi shoqërinë e hapur. Takimi do të mbahet në Klubin e Gazetarëve, të hënën, më 6 nëntor, me fillim në orën 16:00.

”Nisur nga parimi nuk ka liri pa media të lira, ekipi i Civilit dëshiron të takohet me më të rëndësishmit e kësaj fushe – njerëzit të cilët për çdo ditë i ofrojnë faktet për ngjarjet dhe proceset te qytetaret dhe qytetarët. Kontributi i mediave në ndërtimin e shoqërisë së lirë shpesh është i lënë pas dore ose i nënvlerësuar, përderisa redaktorët dhe ekipi gazetaresk për çdo ditë ballafaqohen me presione dhe probleme nga lloji i ndryshëm.

CIVIL kohë të gjatë tenton të jep kontributin e vet në forcimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, nëpërmjet zhvillimit të platformës për media të CIVIL Media dhe nëpërmjet varg aktivitetesh në teren në tërë vendin. Mendimi i krijuesve të përmbajtjeve për media është e rëndësisë së veçantë për organizatat qytetare”, kumtojnë nga CIVIL.

Ngjarja është pjesë e projektit Media të lira për shoqëri të lirë, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale Gjermane. /Fol/