Shkruan: Hasan Jashari
A duhet të ndryshon qyteti pamjen dhe mënyrën e jetës së tij? Kjo është një pyetje që na mundon një kohë të gjatë . Bashkësitë vazhdimisht duhet të planifikojnë plotësimin e nevojave të tyre. Amerikanët kanë planet e tyre të cilat bëhen për 20 vjet dhe quhen ‘ Community Planing’
Të gjithë do të pajtohemi me një të vërtetë të hidhur se Tetova është një qytet i grumbulluar në një hapësisirë të ngusht. Pyetja dhe të menduarit kritik na shtyjnë që të imagjinojmë se si duhet të ndërtojmë një koncept të ri të planifikimit të bashkësisë .
Po qe se i referohemi ‘Chicago Schooll of Urban Sociology’ të Robert E.Park dhe Ernest W. Burgess në librin e tyre ‘The City’ – nga këndvështrimi i tyre, qyteti është diçka më shumë se një grumbull njerëzish, rrugë, ndërtesa, drita elektrike, duqane etj; por edhe më tepër se, gjithashtu, se një plejadë e thjeshtë institucionesh dhe pajisjesh administrative – gjykata, spitale, shkolla, policia dhe funksionarë publik të llojeve të ndryshëm. Por, ajo që është më e rëndësishme për idenë tonë- Tetova është më tepër një gjendje shpirtërore, një trup zakonesh dhe traditash. Pra, qytet nuk janë vetëm ndërtimet e ndërtesave me shumë kate, pa parkingje e me ballkone mbi rrugë. Tetova tani është një qytet kazinosh dhe rrëmujës urbane që mund ta shohim vetën në filmat e Indiana Jones, kur japin skena nga rrugët e Afrikës dhe të Azisë qendrore- Mali, Avganistani apo Bangladeshi. Qyeti duhet te planifikon mbartjen e shërbimeve jashta qendrës, pranë rrugëve, bashkësia duhet të orientohet drejt periferive.
Me fjalë të tjera, qyteti nuk është thjesht një mekanizëm fizik dhe një ndërtim i egër ku uzorpohet edhe hapësira publike ku fshatarët shesin hudhra dhe qepë… Ai është i përfshirë në proceset jetike të njerëzve që e përbëjnë atë; është produkt i natyrës, dhe veçanërisht i natyrës njerëzore. Sa ka mbetë nga natyra në Tetovë kur edhe ato që komunizmi i ka lënë si parqe dhe vend me druj dhe gjelberim, demokracia, decenjen e fundit, ka bërë pazare dhe ndertoi 3-4 ndërtesa të reja ( shiko rrugën nga Tregu i Gjelbërt drejt kazermës qe çon për Jazhincë)? Ky produkt i natyrës njerëzore ka përpi tokën ku më parë kanë lozur fëmijët, ka përpi trotuaret ku nënat shëtisin me karrocë foshnjet. Qyteti ka mbetë pa shpirtë sepse fëmijëve u është prishë loja, u është grabitur hapësira. Pra, kemi një degradim institucional dhe moral. Të hypish bicikletës është njësoj si të ngjitesh në anijen që fundoset
Qyteti nuk ka shetitore si që e ka bërë tani Ferizaj përmes qytetit. Pse mos bëhet edhe Tetova me shetitore të tille ? Le të provohet pas orës 17 00 të mbyllet për automjetet rruga prej qendre deri te Tregu i gjelbërt. Të bëhet një provë, jam i sigurt, se qytetarët do ta pëlqejnë këte gjest.
Pastaj a duhet çdokush dhe pa nevojë patjetër me veturë të kalon përmes qytetit?
Kryetari Kasami dëshiron që qytetit ti jep pamje të re. Por, zona urbane nuk lirohet nga veturat me ndërtimin e vetëm të parkingjeve, kjo është vetëm një masë që ka të bëjë me maqinat brenda qytetit. Ai duhet të lirohet nga veturat duke ndërtuar qarkore dhe nënkalime ( kalim nën hekurudhëqë trafiku të mbartet nga qyteti në qarkoret dhe rrugët përreth). Një mbikalim duhet ndërtuar për rrugën nga Qendra sportive- Stacioni trenit- Ramstor. Prej aty qarkorja për Neproshten që do të lironte qytetin nga veturat të cilat shkojnë për Kosovë apo Shkup e diku tjetër e tani kalojnë nëpër qytet. Bashkësia nuk mund të shkarkohet nga trafiku nëse veturat lëvizin ngadalë, nuk kalojnë me shpejtësi, pra rrugët nuk janë të kalueshme nga këmbësoret e shumtë simos në rrethrrotullime që mund dhe duhet patjetër të zgjërohen.
A është rruga Prizren -Tetovë prioritet?
Kjo është një vetëmashtrim dhe refren manipulimi prej vitit 2012. Ajo do të ishte një punë e shkëlqyer por kush do ta ndërton? Kur shohim si se zhvillohet ndërtimi i rrugëve Bllacë -Shkup dhe Kërçovë -Strugë atëherë, duhet ta dijmë se sa është sahati.
Tetova si prioritet ka të nxitë ndërtimin e rrugës Tetovë -Jazhincë që është një zinxhir plot vetura dhe një rrugë që ka filluar të rëndon qarkulllimin, bizneset dhe ta bën të vështirë jetën e njerëzve. Rruga të bëhet fushës dhe të jetë një rrugë e shpejtë, sepe amerikanët thonë Time is money . Sot transporti , komunikimi, trotineta dhe ashensorë-të gjitha në fakt, tentojnë të sjellin menjëherë një lëvizshmëri më të madhe dhe një përqendrim më i madh i popullsisë urbane. Nxitimi është sot modë, askush nuk don të presë
Organizimi ekologjik i qytetit
Po shohim se Tetova është tani një vend më i pastër . Megjithatë, qyteti nuk është thjesht një fakt gjeografik dhe ekologjik. Ai, njëkohësisht sidomos tani dhe në të ardhmen, paraqet një njësi e rëndësishme ekonomike që bazohet në ndarjen e punës. Popullsia është një nga aspektet më të rëndësishme dhe sjellja e sajë ndaj qytetit duhet të ndryshon- çdokush duhet të bën punën e tij, çdokush duhet të kontribon për ekologjinë, cdokush duhet që të inicon që në çdo njësi banimi, aty afër, të ketë lojëra për fëmijë. Fëmijët të kenë mundësi të luajnë kur të duan dhe sa të duan. Banorët do të jenë të kënaqur kur janë të sigurt se fëmijët e tyre janë të kënaqur dhe janë të sigurt.
A është Tetova një zone natyrore e banimit njerëzor?
Qyteti nga pikëpamja e gjeografisë së tij është ngritur përmbys , do të thoshte Ismail Kadare dhe i hudhur, i shtrirë pa kujdes. Organizimi formal ka munguar- ai ka përfshirë plani i detajuar urbanistik këto gjëra apo jo? Psh. rrugët, ndërtesat, shërbimet komunale, oazat e gjelbërta, trotuaret, parkingjet, këndet për fëmijë – a janë të balancuara? Keto gjëra janë pjesë kyçe të cilat bëhen nxitës të qytetit të gjallë ; habitati natyror i njeriut të qytetëruar.
Sociologu i famshëm Louis Wirth në punimin e tij historik me titull “Urbanizmi si një mënyrë jetese”. Shkruan se gjithnjë e më shumë njerëz po lëviznin në qytete dhe bota po urbanizohej me shpejtësi, dhe Wirth argumentoi se urbanizmi, ose gjendja e të jetuarit në një qytet, ishte bërë mënyra e jetës moderne.Kjo po bëhet edhe te ne ku qytetet fuqishëm po bëhen zona banimi, qendër biznesi, arsimi, shendetsie, kulture , sporti etj.
Si përfundim – të gjthë ne duhet të punojmë dhe ta bëjm Tetovën me një kulturë të mirëfillt urbane.
Autori ka specializuar Commmunity Planing , në Illinois State University, Bloomington Normal, në vitin 2002.