Komunikata e plotë e “UNITETIT” lidhur me veprimin e një anshëm të Lëvizjes “BESA”: 

“UNITETI që nga paraqitja në skenën politike ka luajtur rol në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndër partite opozitare. Së fundmi, grupet e punës nga të gjitha partite kanë punuar në mënyrë intensive dhe si rrjedhojë janë harmonizuar pothuajse tërësisht platforma e përbashkët dhe parimet tjera të bashkëpunimit”.

“Ftesa publike nga Lëvizja BESA, për takim publik në vend publik, në fazën përfundimtare të bisedimeve për përmbyllje të koalicionit, pa asnjë konsultim paraprak mes palëve, mund të kuptohet si pengesë për marrëveshjen aq të pritur nga shqiptarët”.

“Ne jemi të befasuar nga ky veprim dhe inkurajojmë partitë të vazhdojnë me përmbylljen e bisedimeve nëpërmjet grupeve të punës dhe sa më shpejtë të publikohet koalicioni”.

Uniteti-620x311