LR-PDSH reagon kundër kërcënimeve ndaj gazetës “Lajm” të bëra nga Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të tij Artan Grubi.

Vlerësojmë se liria e shtypit është kruciale për të garantuar fjalën e lirë, që përçohet përmes kritikës mediale, që duhet bërë sidomos ndaj qeverisë, si normë themelore edhe e kodeksit gazetaresk. Këto norma të kritikës janë tregues i zhvillimit demokratik të vendit, andaj kërcënimet dhe paditë e hedhura të politikanëve ndaj mediave rrezikojnë zhvillimin e institucionit të kritikës, bazë themelore për të sulmuar ngecjet e proceseve në fusha të ndryshme.

Këto padi kundër mediave të pavarura, bëhen edhe më shqetësuese kur dihet partizimi i skajshëm i sistemit gjyqësorë në vend. Andaj, LR-PDSH dënon ashpër këto sulme që u bëhen mediave, dhe vlerëson se këto janë tendenca për të ndalur lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë.

Kërkojmë nga partia në pushtet BDI, kryetari I saj Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të tij Artan Grubi të ndërpresin menjëherë këtë orvatje për shantazh të mediave, kur dihet se jemi edhe në prag zgjedhorë.

flamuri