Këtyre ditëve ka vdekur një i burgosur në Shtëpinë ndëshkuese përmirësuese në Shtip. Kompetentët nga burgu janë të pakapshëm për të dhënë informacione më të detajura.

Sipas informacioneve të para, të burgosurit nuk i është ofruar ndihmë adekuate mjekësore.  Jozyrtarisht, trupi i tij katër orë ka qenë përtokë para se të vijnë njerëzit e Ndërmarrjes për kryerjen e shërbimit të varrimit.