Është duke kaluar afati 24 orësh i ankesave të partive politike në gjykatën administrative ndërkohë që KSHZ sonte pritet që të jep vendimet e fundit lidhur me 13 ankesat e dorëzuara nga ana e Lëvizjes Besa dhe LSDM, informon Zhurnal.

KSHZ sot në ora 11 do të mblidhet përsëri për të vendosur mbi ankesën e fundit të LSDM për zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Gjykata administrative ka afat 48 orë pas pranimit të ankesave të vendos për ato ndërsa 24 orë t’i publikojë të njejtat në faqen e saj zyrtare.