VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese edhe njëherë porositi se qëndron në ofertën parimore deri te LSDM-ja dhe Zoran Zaevi se do t’i mbështesim për të formuar qeveri derisa angazhohen për një Maqedoni të bashkuar dhe multientike, e jo shtet dygjuhësor dhe qartë të thonë se e refuzojnë platformën nga Tirana dhe elementet e përmbajtura në të.

“Për fat të keq, as LSDM-ja as Zoran Zaevi nuk dalin me refuzim të platformës nga Tirana dhe janë të gatshëm të kryesojnë qeveri të Tiranës të bazuar në themelet e platformës të formuar në shtet të huaj nën diktat të kryeministrit të huaj. Ata madje shkojnë deri atje dhe thonë se do të debatojnë për çështjet të cilat janë nga interesi nacional dhe shtetëror, duke konsultuar ekspertë partiakë nga nënshkruesit e platformës së Tiranës”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Njëherit, shtohet, rezultati nga kjo është i qartë, në faza që të realizohet ridefinimi i shtetit, ndryshim i flamurit, himni, stema, vendosja e kartëmonedhave dhe uniformave dygjuhëshe, shpallja e gjenocidit ndaj shqiptarëve të zbatuar nga KAÇKM, 1994 deri 1956 dhe radhë të vendimeve të tjera të cilat e shkelin integritetin dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë edhe se qëndrojnë në pozitat e tyre për zgjedhje të parakohshme si dalje nga kriza.

“VMRO-DPMNE-ja ende qëndron në pozitën se zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje nga kriza, sepse qytetarët atëherë do të mund qartë të vendosin nëse e mbështesin platformën e Tiranës dhe elementet e përmbajtura në të. Në të vërtetë, pikërisht zgjedhjet janë debati më i mirë për çështjet nga interesi nacional dhe shtetëror”, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.