VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese kërkon që LSDM publikisht dhe qartë të heqë dorë nga, siç e quan ajo, “platforma e Tiranës” dhe elementet në të, të cilat, siç ceket në kumtesë, do ta ridefinojnë Republikën e Maqedonisë, e cila nga multietnike, do ta shndërrohej në shtet binacional.

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se revolta tek populli nga, siç thonë, politika e këtillë jo e sinqertë dhe retorika e Zaevit dhe LSDM-së, po bëhet gjithnjë e më e madhe.