VMRO-DPMNE-ja akuzon kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e jashtëm, Bujar Osmani se për propozimin francez kanë biseduar tashmë gjashtë muaj duke e mbajtur të njëjtin të fshehur nga qytetarët dhe deputetët. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të jepnin përgjigjen për propozimin francez dhe siç thonë ata bullgarizimin e Maqedonisë.

“Kovaçevski dhe Osmani gjashtë muaj kanë biseduar fshehurazi për propozimin francez i cili arriti në Maqedoni dhe Bullgari. Prej muajsh është përpiluar propozimi për bullgarizimin e Maqedonisë dhe për këtë ka amin edhe nga Kovaçevski edhe nga Osmani. Ky propozimin godet sendërtimin dhe themelet shtetërore”, tha Dragan Kovaçski, Deputet i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk