Arianit Xhaferi i lëvizja ‘Eco Guerilla’ nëpërmjet një postimi në murin e tij në fejsbuk ka ftuar qytetarët që nesër të përkrahin fuqishëm protestën kundër hapjes së kazinos në Reçicë të Vogël.

Ja se ç’thuhet në thirjen e tij drejtuar qytetarëve:

“Kot e keni. Nuk mbyllet Jugohromi. Janë shumë të fortë. Shteti ju rri mbas. Mafia ju rri mbas. Kot lodheni… Nuk e pastron Teuta deponinë…”
Këto janë vetëm disa nga fjalët që na i thonin ata që s’besonin tek përkushtimi jonë, tek puna jonë, tek vullneti i qytetarëve. Sot ne dhe ata (të gjithë) thithim ajër deri 60% më të pastër, prandaj të gjithë ata që mund të mos besojnë në PROTESTËN ANTI KAZINO duhet ta dinë se pjesëmarrja e secilit prej tyre është e rëndësishme. O je me të keqen, o je me të mirën. O je me të bardhën, o me të zezën. O je me ne, o je me ato. Nuk ka një zonë gri!
Nesër në ora 14:00 në hyrjen e Reçicës së Vogël në afërsi të Medicinës!
#PROTESTO