Ishte viti 2015, më saktë më 27 maj kur ”Die Zeit” kishte fokusuar kryeministrin e tanishëm të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Atëherë mediat e botës e kishin vlerësuar Zaevin si shumë të guximshëm me publikimin e të ashtuquajturat ”bomba” të opozitës. Pritej e vërteta e madhe për rastin ”Monstra” të cilin vetë ai e paralajmërojë se do ta publikojë me përgjimet e marra në mënyrë misterioze nga shërbimet e intelegjencës së atëhershmë.

Në një intervistë të botuar për gazetën gjermane ”Die Zeit” Zaev mes tjerash kishte folur edhe për rastin ”Monstra” ku kishte thënë ”Në burg janë njerëz të pafajshëm për ‘Liqenin e Smillkovcës’. Shtatë persona të përkatësisë shqiptare që janë të dënuar për këtë rast, janë të pafajshëm. Ata padrejtësisht qëndrojnë në burg” kishte thënë Zaev, atëkohë, si udhëheqës i opozitës.

Gjithashtu, në këtë intervistë ai thotë se duhet të përgatiten qytetarët që pas publikimit të bombave për këtë rast, të mos ndodhin trazira mes popujve në vend.

Kujtojmë se pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, nga burgu janë liruar dy persona që janë arrestuar politikisht. Zoran Bozhinovski, gazetari kontravers, për mungesë faktesh dhe ish-pronari i TV A1, Velija Ramkovski.