Në këto momente në TV Alsat-M po zhvillohet debati televiziv Rruga Drejt ku i ftuar është nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi. Ashtu si edhe kolegët e tij nga kjo lëvizje edhe Ibrahimi nuk tregon ose nuk din saktë të shpjegojë se ç’është Ridefinimi, platforma që e proklamom Besa. Ai në mënyrë indirekte e pranoi sonte se Ridefinimi është vetëm fjalë boshe dhe asgjë tjetër. Ai nuk përgjigjet saktë, por tërthorazi tregon për kuptimin e fjalës “besë” e gjëra tjera që në fakt nuk kanë lidhje me Ridefinimin. Koncepti i Ridefinimit mund të jetë i gjërë si nocion, por se si do ta realizojë apo si e kuptojnë nga kjo lëvizje këtë çështje mbetet e paqartë. Edhe Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa në të gjitha paraqitjet e tij deri tani nuk ka arritur saktë të zbërthejë dhe të shpjegojë se çdo të thotë ta ridefinosh shtetin dhe si arrihet ajo. Ata as nuk qartësojnë se ky ridefinim a do të bëhet mbi shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit apo përmes një marrëveshjeje të re.

© fol.mk