Karim Van Overmeire nga Belgjika do të drejtojë delegacionin e Kongresit nga Këshilli i Europës që do të vëzhgojë zgjedhjet lokale në vend, ndërkohë që nga nesër deri më 16 tetor do të qëndrojë në Maqedoni dhe do të punojnë bashkë me OSBE-ODIHR.

Delegacioni nga Strazburgu para 15 tetorit do të ketë takim me ministrin e pushtetit lokal Suhejl Fazliu, me kandidatin për kreun e Shkupit Koce Trajanovski si dhe me kryetarin e KSHZ-së Aleksandar Cicakovski.

Anëtarët e delegacionit do të kenë takim edhe me përfaqësuesit e partive politike dhe kandidatët për zgjedhjet lokale, me diplomatët në vend, sektorin civil dhe mediat.

Ditën e zgjedhjeve ky delegacion do të ndajë gjashtë ekipe për të ndjekur procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin.

Raportin e zgjedhjeve, ky delegacion do ta prezantojë në pres konferencë më 16 tetor e më pas do të pregadisë raport final të cilin do ta prezantojë në seancën plenare të kongresit në Këshilin e Europës në mars të vitit të ardhshëm në Strazburg. /Fol/