Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot në Prokurorinë Speciale Publike do të merret në pyetje ku duhet që t`i tregoje njohuritë e tij që mund të kontribuojnë për vlerësimin e besimit të akuzave na paditë penale, si dhe për të gjitha situatat kontestuese në atë komunë që merret vesh nga bombat e opozitës.

Në bombën e cila vitin e kaluar u publikua nga LSDM-ja, dëgjohet, ashtu si thuan, se si Gruevski po përgatit një skenar ku kryetari i komunës, Andrej Zhernovski do të marr disa shuplaka në fytyrë.

Pastaj është thënë:” Përgatite Martin dhe Sule që prej nesër të gjuajmë. Të premten do të mbledhim 2.000 njerëz para komunës Qendër, një pjesë do të futeni edhe brenda, a kanë të drejtë qytetarët që të futen. Dhe të shohim, të mendojmë, nëse njëri çohet e t`ia jap tre-katër shuplaka të fuqishme para të gjithëve.  Asgjë nuk mund t`i bëhet ( kryerësit ), nuk ka lëndim të rëndë, por vetëm gjobë”, theksoi në bisedat e përgjuara zëri, për të cilin Zaev thotë se është i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.