Në emisionin “Zgjedhjet lokale 2021”, gara për komunën e Zhelinës, kandidati i ASH-së, Mahir Ziberi ka folur për planet dhe projektet që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij nëse do të menaxhojë me komunën. Ziberi foli për mungesën e çerdheve, deponive dhe sistemit të ujësjellësit, projekte të cilët fliten 30 vite dhe nuk realizohen.

“Deri tani jetojmë nën moton e një politikë “ha-merr dhe mos ikë”. Projekt më i rëndësishëm që kemi nevojë ne, por edhe më gjërë: të mësohemi të bëjmë llogaridhënien, të bëjmë transparencën edhe të bëjmë një menaxhim të shëndoshë. Për atë edhe e marrim dhe kërkojmë të mveshemi me pushtet”, ka deklaruar Ziberi ndër të tjera.

Sipas Ziberit mund të numërojmë shumë projekte të cilat kanë mbetur gjysmak në komunën e Zhelinës dhe se projektet zakonisht shfrytëzohen për poena politike në periudhën e fushatës zgjedhore. /Nistori/