Gështenjat janë kaq të mira sa është vërtetë keq që kemi mundësi t’i shijojmë vetëm në një kohë të shkurtër të vitit. Me guidën e mëposhtme, do mësoni jo vetëm si t’i përdorni gjerësisht në kuzhinë por edhe si t’i ruani më gjatë, për t’i gatuar në çdo moment.
Gështenjat janë konsideruar si qershitë e dimrit! Njëra tërheq tjetrën, kur i hamë të pjekura apo të ziera, por gështenjat mund të përdoren edhe në receta, qoftë të kripura qoftë të ëmbla. Këtë mund ta bëni gjatë gjithë vitit nëse dini t’i ruani në ngrirje.

Si të ngrijmë gështenjat e gjalla?
Futini gështenjat në një enë të madhe me ujë për t’i lënë disa orë, ato që dalin në sipërfaqe, hidhini. Thajini dhe vendosini në qese të vogla në ngrirje. Kjo është njëra mënyrë por nëse doni t’i zieni paraprakisht bëjeni, pastroni lëkurën e fortë dhe lini atë të brendshmen. Përdorni përsëri qeset e vogla për t’i ruajtur në ngrirje. Kur të doni t’i përdorni vendosini gështenjat e ngrira në ujë të nxehtë për 4-5 minuta.

Si t’i gatuani?
Së pari mendoni për gjelin; nëse do ta bëni të mbushur gështenjat duhet të jenë patjetër aty! Përveç kësaj recete klasike, gështenjat mund t’i përdorni të coptuara në rizoto apo makarona të ndryshme, të shoqëruara me kërpudha, salsiçe të freskëta apo copa mishi sipas dëshirës. Një tjetër alterantivë është kremi i gështenjave që përgatitet me pak kripë, piper të zi, qumësht dhe pak vaj ulliri.