Komuna e Tetovës ju ka dërguar një dokument bizneseve që gjenden në objektin e stadiumit të qytetit ku ju kërkon që të largohen nga ky objekt në afat prej pesë ditëve.

Në dokumentin e siguruar nga portali Almakos shkruhet ”Në lidhje me hapësirën afariste që gjendet në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, i cili sipas Listës së pronësisë nr.100857 KK Tetovë 3 është në pronësi të Komunës së Tetovës, kurse ju e keni shfrytëzuar pa bazë juridike. Ju informojmë se komuna e Tetovës do ta ndërmerr në menaxhim këtë hapësirë afariste. Në afat prej 5 ditëve ju jeni të obliguar që ta lëshoni objektin dhe ta lëshoni në menaxhim të komunës së Tetovës” shkruhet mes tjerash në dokument.

Më tej komuna e Tetovës thotë se këtë hap e bëjnë pasi kohëve të fundit është nënshkruar partneritet publiko privat me një investitor, që në këtë rast është Ecolog, i cili do të menaxhojë me stadiumin e Tetovës dhe i njejti duhet që ta përshtat stadiumin sipas kushteve të UEFA-së.

 Në rast se nuk respektohet vendimi i komunës dhe nuk lëshohet objekti nga bizneset brenda pesë ditëve, komuna e Tetovës do të obligohet të merr masa në gjykatat e Maqedonisë.
Stadiumi-i-Tetoves-1