Lëkura është organi më i madh në trupin tonë. Shpeshherë na rrëmben rutina e përditshme dhe lëmë pas dore përkudjesjen ndaj saj . Dimri sjell shumë probleme për lëkurën e fytyrës si skuqja, irritimi dhe plasaritjet e shumta.
 
 Lëkura e thatë vjen si pasojë e mungesës së lagështisë, dehidratimit dhe ekspozimit ndaj të ftohit apo dhe çrregullimet hormonale. Një lëkurë e shëndetshme, e pastër dhe e butë është ajo çfarë dëshirojmë të gjithë.
Ju mund të bëni në shtëpi tre receta shumë të thjeshta që do i japin shkëlqim fytyrës suaj.
Maskë më avokado dhe mjaltë :
Për të bërë këtë maskë ju duhen një avokado e pjekur mirë dhe një lugë mjaltë.Me anë të një luge hiqni tulin e pjekur të avokados dhe bashkojeni me mjaltin. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe mbajeni fytyrën të hidratuar me vaj esencial sipas dëshirës.
Maskë me mjaltë, kanellë ,sheqer dhe kafe :
Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe do i japë fytyrës suaj shumë shkëlqim dhe gjallëri. Merrni një lugë gjelle sheqer kaf që duhet ta kaloni më para në blender. Përzijeni me një lugë çaji kanellë dhe një lugë gjellë mjaltë. Bashkojini këta përbërës dh pastën e përftuar vendoseni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Fytyra juaj do të duket si ajo e një bebeje.
Maskë me çokollatë të zezë:
E kush do të mund t’i rezitonte çokollatës ! Kësaj here nuk duhet ta hani, por ta përdorni në fytyrë. Për këtë maskë ju duhen : 1 çokollatë e zezë mesatare, 1 filxhan kafeje me qumësht dhe 3 lugë gjelle kripë e jodizuar.
Bashkoni fillimisht qumështin me kripën dhe përzijini derisa kjo e fundit të shkrihet. Çokollatën e zezë ndajeni në kubikë dhe kalojeni në banjo mari. Pasi ta hiqni nga zjarri shtojini qumështin me kripë dhe lëreni që të ftohet. Me ndihmën e një spatule druri vëreni maskën në fytyrë dhe mbajeni 1 orë. Rezultati do jetë i shklëlqyer.