Sot në Maqedoni zhvillohet rrethi i dytë zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017. Rrethi i parë zgjedhor u mbajt të dielën më 15 tetor ku u zgjodhën edhe këshilltarët komunal, shkruan Fol.

Të gjitha vendovotimet sot në mëngjes janë hapur në kohë, edhe atë në orën 07:00. Të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë të Maqedonisë, edhe atë në 35 komuna dhe në 1.517 vendvotime.

Në rrethin e dytë garojnë 70 kandidatë për kryetar komune. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 janë akredituar 5.101 vëzhgues vendor dhe 473 të huaj, si dhe 20 gazetarë të huaj, shkruan Fol.

Përndryshe, dje votuan personat në shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, personat e zhvendosur brenda vendit, njerëzit që janë nën arrest shtëpiak dhe personat e pafuqishëm-të sëmurët.

Rezultatet fillestare të KSHZ-së shpallen në mënyrë elektronike në rezultati.se.mk. edhe atë pas të dhënave nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12-të orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, pastaj 2000, 2005, 2009, 2013.

LEXO MË TEPËR: Sela: Të konfirmohet vullneti i qytetarëve që u shprehën me 15 tetorë (Video)

LEXO MË TEPËR: Ja sa kanë votuar deri në ora 10:00 në Komunën e Tetovës

LEXO MË TEPËR: Struga voton, pritet dalje më e madhe në votime

LEXO MË TEPËR: Kasami: Uroj që kjo ditë të jetë gëzim për tetovarët (Video)

LEXO MË TEPËR: Maqedoni, anëtar i Komisionit zgjedhor ka fotografuar fletëvotimin

LEXO MË TEPËR: Është denoncuar keqpërdorim i të drejtës të votës të një personi të pamundur në fshatin Gradec

LEXO MË TEPËR: KSHZ: Votimi pa probleme, pjesëmarrja deri në orën 10 është 8.09 përqind

LEXO MË TEPËR: Sejdiu: Votoni në mënyrë të qetë

LEXO MË TEPËR: Raundi i dytë i zgjedhjeve: Të gjitha vendvotimet u hapën në kohë

LEXO MË TEPËR: Dënim me burg deri në 5 vjet për krime kundër procesit zgjedhor

LEXO MË TEPËR: Memeti: 273 të burgosur përsëri nuk kishin të drejtë vote

LEXO MË TEPËR: Sot raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoni

LEXO MË TEPËR: Për rrethin e dytë janë akredituar 5,101 vëzhgues vendas dhe 473 vëzhgues të huaj /Fol/