Mëngjes me pak kalori për heqjen e kilogramëve të tepërt

Është dëshmuar edhe shkencërisht se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës, ndërsa duhet t’i kushtoni vëmendje në veçanti kur përpiqeni ta mbani peshën e trupit apo të humbni peshë.

Më poshtë i keni disa nga ushqimet e rekomanduara nga ekspertët, të cilat duhet t’i konsumoni në mëngjes për të humbur peshë, transmeton Telegrafi.

Vezët janë të shijshme dhe mund të përgatiten në shumë mënyra, por gjithashtu janë të nevojshme kur humbni peshë.

Ato janë të pasura me proteina, të cilat ju ngopin për një kohë të gjatë.

Një studim i ri tregon se njerëzit që hanë vezë për mëngjes humbin thuajse dyfish më shumë peshë sesa tjerët.

Jogurti  është ngushtë i ndërlidhur me humbjen e peshës, dhe e furnizon trupin me proteina.

Gjithashtu në jogurt nuk gjendet kalori dhe sheqer të cilat janë pjesë e ushqimeve tjera. Preferohet t’ia shtoni disa pemë jogurtit për ta shijuar edhe më shumë.

SHPËRNDAJE