Një recetë shumë e thjeshtë për të përgatitur ëmbalsirën e ditës, pa mundim, me përbërës të thjeshtë, brenda 15 minutash.

Përbërësit:

 

500 gr. biskota
2 filxhanë qumësht
250 gr. çokollatë në copa
1 lugë gjalpë
3 lugë kakao
2 lugë liker
100 gr. çokokrem

Përgatitja:

Fillimisht bluani biskotat ne blender dhe vendosini në një enë të madhe. Në një tenxhere të madhe filloni të shkrini copat e çokollatës, shtoni një pjesë të qumështit, kakaon dhe gjalpin. Përziejini në temperaturë të ulët, derisa të krijohet një masë homogjene.

Më pas hidheni këtë masë në enën e biskotave dhe shtoni likerin. Përzieni mirë.

Masën e krijuar vendoseni sipër një letre të sulfurizuar dhe hapeni mirë duke krijuar një drejtkëndësh me përmasa afërsisht 25×35 cm.

Sipër tij vendosni çokokremin. Një pjesë të qumështit trazojeni duke e kthyer në shllak dhe shtrojeni sipër çokokremit.

Me ndihmën e letrës rrotulloheni ëmbëlsirën për të marrë formën e trungut dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 5 orë.

Mund ta shërbeni me çokokrem shtesë ose me sheqer pluhur.