Kanye West i habiti të gjithë kur u shfaq nën shoqërinë e Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, më 13 Dhjetor, por pyetja që ngrihet është: Ku ishte bashkëshortja e tij e mrekullueshme në ato momente?
Kim Kardashian nuk është një nga ato vajza, që i le keto mundësi t’i rrëshkasin nga duart, por mesa duket këtë herë vendosi më mirë sikur të qëndronte në shtëpi. Ajo patjetër, që e kishte një ftesë për të qenë e pranishme në këtë takim, por e refuzoi atë thjesht sepse nuk dëshironte të shkonte. Arsyet mund të jenë të shumta, por më kryesorja ishte se Kim nuk është aspak një përkrahëse e Donald Trump.
Pavarësisht kësaj, Kim dëshironte që të sigurohej se një pjesëtar i afërt i familjes do ta shoqëronte Kanye dhe të kujdesej për të. Në fund të fundit, vetëm pak ditë më parë këngëtari doli nga spitali pas rëndëses psikologjike, që pati si pasojë e mbilodhjes. Prandaj i dashuri i Kris Jenner, Corey Gamble iu bashkua Kanye në këtë takim të rëndësishëm në New York City.