Nora dhe Tuna vishen ngjashëm në eventin e sontëm në Tiranë (Video)

Nora ndër vite mbetet një ndër femrat më të kërkuara të showbizit shqiptarë. Ndërsa Tuna ka arritur që përsëri të kthehet në formën më të mirë të mundshme pas publikimit të këngës së saj të fundit.

Ndërsa dyshja janë parë së bashku sonte teksa kanë parakaluar për t’u bërë pjesë e eventit të veçantë të organizuar nga disenjatori Valdrin Sahiti, e i cili bashkë me këngëtaren Elvana Gjata kanë mbledhur pothuajse fytyrat më të njohura publike në një vend të përbashkët, transmeton Indeksonline.

Nora dhe Tuna përpos që kanë arritur së bashku, janë parë të veshura me pallto pothuajse të njëjta të cilat ndryshe kanë vetëm ngjyrën. Duhet përkujtuar që Tuna dhe Nora tashmë janë më të afërta që nga publikimi i lidhjes së dashurisë së Tunës me vëllain e bashkëshortit të Norës./Indeksonline/